ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Donald Trump ka thënë se do të “do të donte shumë të shihte” një Irlandë të ribashkuar, duke pretenduar se “kjo do të ndodhë përfundimisht”. Duke folur për shtypin gjatë vizitës së tij dy-ditore në Irlandë, presidenti amerikan tha se një Irlandë e bashkuar do të ishte “një dhuratë e madhe për të gji

Për gazetarët që e pyetën gjatë vizitës dyditore në Irlandë, Donald Trump u shpreh se do të dëshironte shumë të shihte një Irlandë të ribashkuar. Sipas tij, një skenar i tillë do të ishte "një dhuratë e madhe për të gjithë" dhe do të realizohej "përfundimisht".
Pyetja u bë nga një reporter, i cili kërkoi sqarime nga presidenti amerikan mbi qëndrimin e tij ndaj çështjes së bashkimit. Trump u përgjigj duke thënë se nuk dëshironte të krijonte probleme, por shprehu dëshirën e tij.
"Epo, nuk dua të shkaktoj ndonjë problem. Do t'ju them, do të doja shumë ta shihja të bashkuar. Kam miq nga të dyja palët. Njerëz të shkëlqyer atje. Irlandezë. Si mund të jenë të këqij? Do të doja shumë ta shihja të bashkuar. Mendoj se do të ishte shkëlqyeshëm. Do të ndodhë përfondimisht… Do të ndodhë përfondimisht. Gjërat do të ndodhin. Tani po flasim për këtë. Dhe keni njeriun e duhur këtu për ta vënë në lëvizje", u shpreh ai.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.