ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Tensionet mes Danimarkës dhe Rusisë janë shtuar pas incidentit në Detin Baltik, ku një fregatë ruse lëshoi dy raketa sinjalizuese drejt një helikopteri ushtarak danez. Kopenhaga thotë se nuk pati asnjë paralajmërim apo kontakt radioje përpara incidentit, ndërsa Moska pretendon se helikopteri kreu ma

Danimarka e cilëson shumë të rrezikshme një ngjarje në Detin Baltik. Një fregatë ruse qëlloi dy raketa sinjalizuese drejt një helikopteri ushtarak danez.
Kopenhaga sqaron se nuk u mor asnjë paralajmërim zyrtar para këtij akti. As nuk u vendos kontakt radioje nga ana e anijes ruse.
Pretendimet ruse, sipas të cilave helikopteri kreu manovra të rrezikshme, u hodhën poshtë nga danezët.
Ministri i Mbrojtjes, Jeppe Bruus, konfirmoi se sinjalet u lëshuan pa ndonjë sinjal paralajmërues. Ai theksoi se kontakti radio mungoi plotësisht. Bjhimet e raketave kaluan vetëm disa metra larg mjetit fluturues, duke e thelluar rrezikun e situatës.
Kryeministrja daneze reagoi menjëherë. Ajo e përshkroi sulmin si plotësisht të pamatur nga ana e Moskës.
Ngjarja ndodhi në hapësira detare ndërkombëtare. Helikopteri danez po kryente një detyrë rutinë, specifikisht një mision fotografik pranë flotës luftarake ruse.
Më pas edhe Ministria e Punëve të Jashtme në Kopenhagë mori masa. Shefi i diplomacisë, Lars Løkke Rasmussen, njoftoi se thirri ambasadorin rus për një shpjegim. Ai e karakterizoi incidentin si plotësisht të papranueshëm.
Qeveria daneze thekson se veprimi i fregatës ishte i rrezikshëm. Helikopteri nuk paraqiste asnjë kërcënim për anijen ruse.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.