ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Dalin pamjet nga kamerat e sigurisë nga aksidenti rrugor mëngjesin e sotëm në kryeqytet, konkretisht në rrugën “Bardhyl”. Si pasojë

Pamje të frikshme nga kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e aksidentit të rëndë që tronditi mëngjesin e sotëm një prej rrugëve kryesore të Tiranës. Ngjarja ndodhi në rrugën “Bardhyl”, ku një automjet i drejtuar me shpejtësi ka goditur një autobus të transportit publik.
Si pasojë e përplasjes së fortë, urbanit iu pre rruga. Mjeti devijua nga korsia e vet dhe përfundoi duke goditur një motor që ishte parkuar aty pranë. Nga të dhënat e para në vendngjarje, rezulton se shoferi i makinës ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit.
Skena ka qenë e tmerrshme. Autobusi, duke dalë nga kontrolli, ka rrezikuar drejtpërdrejt jetën e një kalimtari. Ky i fundit arriti të shpëtojë mrekullisht, në sekondat e fundit para se mjeti të kalonte mbi të.
Regjistrimi i plotë i incidentit, i kapur nga syri i kamerës së sigurisë, dëshmon perballjen e papritur midis dy mjeteve dhe pasojat menjëherë më pas. Policia dhe shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje për të menaxhuar situatën.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.