ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Zyra e Kancelarit gjerman nuk ka dhënë detaje mbi përmbajtjen e takimit dypalësh mes kryeministrit Edi Rama dhe kancelarit Friedrich

**Budva, heshtje nga Berlini për takimin Rama-Merz: “Fjalët e kancelarit flasin vetë”**
Asnjë detaj nga biseda mes Edi Ramës dhe Friedrich Merzit në Budva nuk ka dalë në dritë. Kancelaria gjermane nuk ka dhënë informacion mbi përmbajtjen e takimit dypalësh. Ngurruese ka qenë edhe për protestat që po mbahen në Shqipëri, për të cilat nuk ka shprehur një qëndrim të drejtpërdrejtë.
Kërkesa për informacion erdhi nga gazetarja e A2CNN, Fjorela Beleshi. Ajo pyeti se cilat çështje u diskutuan gjatë takimit dhe si e shikon Gjermania protestën.
Përgjigjja e një zëdhënësi të qeverisë gjermane ishte e shkurtër: sipas tij, fjalët e kancelarit flasin vetë.
“Fjalët e Kancelarit flasin vetë. Ju lutemi për mirëkuptimin tuaj, pasi, si parim, ne nuk komentojmë përmbajtjen e diskutimeve konfidenciale me krerët e tjerë të shteteve dhe të qeverive”, tha zëdhënësi i qeverisë.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.