ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Nga Orgen Peci Lufta kundër “fake news” kërkon më shumë përgjegjësi nga gazetaria, përkrahje për drejtuesit profesionistë, si dhe lexim kritik nga ana e vetë qytetarëve përpara se të shpërndajnë “informacione” të tilla të paverifikuara. Është hera e dytë brenda një kohe të shkurtër që në rrjetet s

Nga Orgen Peci
Lufta kundër “fake news” kërkon më shumë përgjegjësi nga gazetaria, përkrahje për drejtuesit profesionistë, si dhe lexim kritik nga ana e vetë qytetarëve përpara se të shpërndajnë “informacione” të tilla të paverifikuara.
Është hera e dytë brenda një kohe të shkurtër që në rrjetet sociale përhapet një valë desinformimi me tituj bombastikë që pretendojnë “shkarkimin ekskluziv” të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Megjithëse fare e lehtë të sqarohet që është lajm i rremë, fenomeni ngre pikëpyetje mbi synimet pas kësaj “gazetarie” të spekulimit.
Ndryshe nga paraardhësi i tij, Skënder Hitaj njihet si drejtues me integritet. Që nga nisja e detyrës, ai ka ndërmarrë hapa konkretë për të riafruar në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit profesionistë me përvojë.
Është një përpjekje për të rikthyer besimin e lëkundur dhe standardet brenda radhëve të policisë. Lajmet e fabrikuara synojnë të minojnë pikërisht këtë përpjekje.
Policia është kthyer në një sektor jashtëzakonisht të vështirë. Për shkak të rrethanave komplekse, krimit me mbështetje politike dhe sfidave në rritje të sigurisë, institucioni kërkon më shumë se kurrë një dorë të fortë.
Por forcimi nuk mund të vijë pa një drejtim stabël. Në këtë kuadër, përhapja e këtyre “lajmeve” është një strategji e mirëmenduar. Edhe pse janë lehtësisht të verifikueshme si të rreme, këto raportime lënë pas perceptimin e luhatjes dhe instabilitetit brenda strukturave të zbatimit të ligjit.
Këto mjete trysnie ndaj drejtuesve që kërkojnë të vendosin rregull e disiplinë në një sektor delikat, duhen parë edhe në dy kënde të tjerë.
E para duhet të vëmendjen e organizatave që mbikqyrin rregullat e gazetarisë dhe të raportimit. Kjo pasi, këto dukuri po e minojnë më tej besimin e publikut te media.
E dyta, fenomeni apelon për një lloj edukimi të publikut në kushtet e reja të fuqisë informuese, por edhe dezinformuese të rrjeteve sociale. Jo gjithçka që përhapet e lexohet në këto rrjete është e vërtetë, sado “bombastike” të duket. Ato duhen injoruar dhe nuk duhen përhapur./DITA
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.