ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Përplasja për himnin shqiptar në Pustec u rikthye në qendër të vëmendjes gjatë konferencës së kryeministrit Edi Rama me homologun

Çështja e himnit shqiptar në Pustec u kthye sërish në qendër të debatit gjatë konferencës së përbashkët që kryeministri Edi Rama zhvilloi në Qafë Thanë me homologun e tij të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
Një gazetar e pyeti drejtpërdrejt Mickoskin nëse e ndjente nevojën t'u kërkonte falje shqiptarëve për atë që u pa si mungesë respekti ndaj himnit kombëtar gjatë aktivitetit që u zhvillua në Pustec.
Përgjigjja e kryeministrit maqedonas erdhi e qetë: "Ne jemi popull shumëetnik dhe i vlerësojmë të gjithë. Sot po festojmë 22 Nëntorin. Në lidhje me himnin, nuk e keni ndjekur aktivitetin deri në fund. Himni u zbatua. Të relaksohemi", tha Mickoski.
Një moment tjetër tensioni u shënua më pas, kur një gazetar nga Tetova e akuzoi Ramën se nuk foli për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.
Përgjigjja e kryeministrit ishte e prerë. Sipas tij, Maqedonia e Veriut është vend sovran, ndërsa shqiptarët atje kanë partitë e tyre politike që i përfaqësojnë.
"Ju as më keni parë e as do të më shikoni të bëj fushatë për ndonjë parti politike në Maqedoninë e Veriut", u shpreh Rama.
Ai shtoi gjithashtu se nuk duhet kaluar kufiri i ndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve të tjera.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.