ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Politikani Petro Koçi tha se Shqipëria është mbërthyer për grupe nga kapitalizmi, shpesh jashtë rregullave normale që sipas tij duhet

Politikani Petro Koçi tha se Shqipëria është mbërthyer për grupe nga kapitalizmi, shpesh jashtë rregullave normale që sipas tij duhet t’i imponoj një shtet social.
Në këtë kontekst, Koçi tha se nuk i kupton ata që brohorasin “poshtë komunizmi”, pasi sipas tij nuk kemi asnjë element të komunizmit.
I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Koçi tha: “Kur dëgjoj këta që thonë: ‘Poshtë komunizmi’, më duket një budallallëk aq i madh, se këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke, dhe këta thonë ‘poshtë komunizmi’! Po çfarë komunizmi ka këtu more?! Këtu s’ka pikë komunizmi. Këtu ka kapitalizëm, një kapitalizëm që ka dalë shpesh jashtë rregullave normale që duhet t’i imponojë një shtet social. Ka nevojë për të bërë ndryshime. Unë mendoj që ndryshimi duhet të vijë nga qasja politike. Të rrëzohen ato ndryshimet tradhtare të Kushtetutës në 2008, që i propozoi Berisha se donte të kishte pushtet personal më të fortë mbi grupin e tij parlamentar”.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.