ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave, në kuadër të rekomandimeve për buxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2027, ka kërkuar nga qeveria avancimin e

Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave ka përcjellë drejt qeverisë një set rekomandimesh për buxhetin e vitit 2027 dhe paketën fiskale. Kërkesa kryesore: përshpejtimi i reformës së pensioneve.
Sipas komisionit, hapi duhet marrë që rritja e pensioneve të jetë e qëndrueshme ndër vite. Paralelisht kërkohet zgjidhje për rreth 80 mijë pensionistë. Ata nuk kanë marrë kompensim të të ardhurave pensionale.
“Qeveria duhet të avancojë me reformën e pensioneve në mënyrë që të garantohet rritja e qëndrueshme. Jo që nuk gjeti zgjidhje as në këtë buxhet lidhet me 80 mijë pensionistë që nuk kanë përfituar kompensim të të ardhurave të tyre pensionale. Duhet gjetur zgjidhje dhe për këtë”, thuhet në rekomandimet e Komisionit.
Në listë janë edhe dy kërkesa të tjera me natyrë fiskale. Fasonët duhet të çlirohen nga taksat doganore. Ndërsa lista e produkteve që tregtohen me 6 % TVSH duhet zgjeruar, duke përfshirë edhe ujin e ambalazhuar.
Më tej, Komisioni kërkon që rritja ekonomike e vendit të mos mbështetet vetëm te disa sektorë. Sipas Braçes, peshën kryesore e mbajnë turizmi dhe ndërtimi. Ky përqendrim, vijon ai, duhet shoqëruar me zhvillimin dhe përfshirjen e sektorëve të tjerë.
“Vendi t’i nënshtrohet një procesi të ri industrializimi të tij. Si industria nxjerrëse e përpunuese, si dhe bujqësia të cilat janë në rënie. Kërkojmë një reformë të plotë strukturore në anën e nxjerrjes së mineraleve dhe përpunimit për t’i dhënë fund një periudhë të gjatë të keqadministrimit të burimeve natyrore”, thekson ai në rekomandime.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.