ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Busti i Aleksandër Moisiut në Universitetin e Durrësit ka ngjallur reagime. Në rrjetet sociale kanë vërshuar komentet, ku shumë prej

**Busti i Moisiut në Durrës, autori Sadik Spahija: Për këtë vepër jam krenar**
Busti i Aleksandër Moisiut, i vendosur në Universitetin e Durrësit, ka nxitur një valë të gjerë debati. Gjithçka nisi në rrjetet sociale, ku komentet u shtuan me shpejtësi Ditën e sotme.
Pjesa më e madhe e reagimeve shpreh pakënaqësi për pamjen që mori figura e aktorit të madh. Shumë përdorues e cilësojnë si "shkatërrim të figurës së tij". Disa shkojnë edhe më tej: e krahasojnë rastin me atë të bustit të Çerçiz Topullit në Gjirokastër, ngjarë vetëm disa javë më parë.
Autori i skulpturës është Sadik Spahija, profesor skulpture dhe dekan i Universitetit të Arteve të Bukura. Ai nuk e shikon veprën si problem. Përkundrazi, e quan "krenari" të vetën.
I ftuar në emisionin "Ftesë në 5" me Bieta Sulon, Spahija u shpreh se publiku nuk e ka njohur Aleksandër Moisiun për së gjalli.
"Jam krenar për këtë vepër! Njerëzit nuk e kanë njohur Aleksandër Moisiun për së gjalli. Kam dalë nga klishetë e një figure qe njihet nga fotografia… Kam ftuar spektatorin në një dinamik mendimi…Secili mund të mendojë ç'të dojë", tha Sadik Spahija.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.