ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Zef Brozi, ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit në Shqipëri, ka reaguar sërish për protestat e dhunshme që po zhvillohen për

Zef Brozi, ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit në Shqipëri, ka reaguar sërish për protestat e dhunshme që po zhvillohen për të pestën ditë në vend.
Brozi u ka bërë thirrje studentëve dhe nxënësve protestues që të mbajnë larg protestës kryedemokratin Sali Berisha dhe klanin e tij kriminal, që sipas tij synojnë të përgjakin përsëri Shqipërinë për të shpëtuar veten e tyre.
Më tej Brozi u ka bërë thirrje protestuesve që të shmangin aktet e dhunës, si dhe Qeverisë, Presidentit e Parlamentit që të marrin masa konkrete për zgjidhjen e kërkesave të studentëve.
Reagimi i Zef Brozit:
Studentë dhe nxënës protestues – Mbani larg protestës suaj Sali Berishën dhe klanin e tij kriminal që don ta përgjakë përsëri Shqipërinë për të shpëtuar veten e tij!
Jam me ju në kërkesat dhe të drejtat tuaja.
Protestoni, por mos digjni e shkatërroni shkolla e biznese! Mos digjni vendin tuaj që e doni më të mirë! Distancohuni nga provokatorët dhe persona që nuk kanë asgjë të përbashkët me ju.
I bëj apel policisë të mos ushtrojë dhunë ndaj studentëve e nxënësve protestues. Por edhe protestuesve ju bëj apel të mos qëlloni policët.
Qeveria, Parlamenti dhe Presidenti, ndonëse të vonuar, të marrin seriozisht masa konkrete për zgjidhjen e kërkesave të studentëve, nxënësve e rinisë.
Zef Brozi
Uashington,DC. 17 Tetor 2026
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.