ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Ed Miliband, ka njoftuar sanksione të reja kundër Rusisë, duke deklaruar se Londra do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme. “Sot po njoftojmë sanksione të reja ndaj makinerisë së luftës së Putinit, flotës së fshehtë, kompa

Londra ka paralajmëruar një paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë. Lajmi u bë i ditur nga sekretari i Jashtëm britanik, Ed Miliband, i cili siguroi se mbështetja për Ukrainën do të vazhdojë pa afat.
Sipas tij, masat e reja godasin drejtpërdrejt mekanizmin që ushqen luftën e Kremlinit.
“Sot po njoftojmë sanksione të reja ndaj makinerisë së luftës së Putinit, flotës së fshehtë, kompanive të naftës, kriptomonedhave dhe financimit të luftës”, tha Miliband.
Shefi i diplomacisë britanike theksoi se Mbretëria e Bashkuar do të mbetet krah Ukrainës në luftën kundër Rusisë, me një angazhim të pandërprerë.
“Ne jemi vëllezërit dhe motrat tuaja në këtë konflikt. Dhe do të jemi me ju për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, deklaroi ai.
Vetëm për ndihmën ushtarake, qeveria britanike është zotuar të akordojë 3.5 miliardë euro çdo vit. Financimi do të vijojë deri në periudhën 2030-2031.
Ndërkohë, në kuadër të Operation Interflex janë trajnuar mbi 63 mijë ushtarakë ukrainas. Për vitin 2026, Londra ka premtuar gjithashtu dërgimin e 150 mijë dronëve dhe 350 raketave të mbrojtjes ajrore.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.