ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Britania paralajmëron për skenarët më të këqij, Lavrov thotë se lufta në Ukrainë do të përshkallëzohet. Sekretari britanik i Mbrojtjes, Wes Streeting, ka paralajmëruar se NATO-ja duhet të jetë e përgatitur për skenarët më të këqij, duke theksuar se Aleanca nuk synon luftë me Rusinë. Gjatë një takimi

Britania paralajmëron për skenarët më të këqij, Lavrov thotë se lufta në Ukrainë do të përshkallëzohet.
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Wes Streeting, ka paralajmëruar se NATO-ja duhet të jetë e përgatitur për skenarët më të këqij, duke theksuar se Aleanca nuk synon luftë me Rusinë.
Gjatë një takimi në Varshavë, Streeting nënvizoi se NATO-ja është një aleancë thjesht mbrojtëse, por paralajmëroi se deklaratat e presidentit rus, Vladimir Putin, duhen parë me kujdes.
“Kur Putini jep garanci se nuk ka synime për të provokuar një luftë me NATO-n, na kujtohen deklaratat e tij për Ukrainën, të bëra vetëm pak ditë para pushtimit”, deklaroi Streeting.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se lufta në Ukrainë do të vazhdojë, duke vlerësuar se konflikti po shfaq shenja të përshkallëzimit.
“Lufta në Ukrainë do të vazhdojë. Madje, do të thosha se ajo po shfaq një tendencë drejt përshkallëzimit”, u shpreh Lavrov.
Deklaratat e dy zyrtarëve vijnë në një kohë tensionesh të vazhdueshme mes Rusisë dhe vendeve të NATO-s, ndërsa perspektiva për përfundimin e luftës në Ukrainë mbetet e pasigurt. /ABC24.AL/
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.