ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Qarku i Kukësit vijon të jetë nën ndikimin e kushteve të motit me kthjellime dhe reshje të lehta shiu, ndërsa

**Bora mbulon malet e Kukësit, disa fshatra mbeten pa rrymë**
Gjatë orëve të fundit ka rënë borë në zonat e larta malore të qarkut të Kukësit. Reshjet kanë prekur majat mbi 1,000 metra lartësi, në malet Gjallicë dhe Koretnik. Në pjesën tjetër të qarkut moti vijon me kthjellime dhe shi të dobët.
Prefektura e Kukësit njofton se për shkak të motit rrugët nacionale dhe ato bashkiake janë të rrezikuara nga gurët që rrëzohen, inertet dhe vërshimet e ujit. Firmat kontraktore vijojnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e akseve, me synim që qarkullimi të garantuar. Aktualisht të gjitha rrugët nacionale janë të kalueshme.
Probleme ka edhe me furnizimin me energji elektrike. Në Kukës pa rrymë janë fshatrat Nimçe dhe Kolesjan. Sipas OSHEE-së, shkak janë defektet në kabinat elektrike. Pa energji kanë mbetur 31 abonentë në Nimçe dhe 85 abonentë familjarë në Kolesjan.
Raportohen probleme edhe në fshatin Nikoliq të Hasit, si dhe në njësinë administrative Lekbibaj në Tropojë. Ekipet e punës po ndërhyjnë për të riparuar defektet dhe për të rikthyer energjinë në zonat e prekura. Nga bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk ka deri tani raportime për probleme të tjera apo bllokime rrugësh.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.