ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Si pasojë e pjesëmarrjes në tubime të dhunshme, Policia e Tiranës ka vendosur masë administrative për 26 protestues. Sipas bluve

Si pasojë e pjesëmarrjes në tubime të dhunshme, Policia e Tiranës ka vendosur masë administrative për 26 protestues.
Sipas bluve të Tiranës, pasditen e djeshme këta persona kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit.
Për secilin prej tyre është vendosur masa administrative gjobë me vlerë 5 000 lekë.
Protestat kanë nisur që prej 13 tetorit fillimisht nga studentët që kërkonin kushte më të mira arsimore e dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, e më pas dhe nga qytetarët. Javët e para kanë qenë mjaft intensive sa i përket episodeve të dhunës, djegies e goditjes së institucioneve qeveritare, si dhe përplasjeve të forta me efektivët e policisë.
Nisur nga këto zhvillime, qeveria hartoi një plan masash për ndëshkimin e pjesëmarrësve në tubime të dhunshme. Ndërkohë së fundmi, vetëm grupe të vogla qytetarësh mblidhen përpara kryeministrisë me thirrje kundër qeverisë. Ndërkohë paralelisht, në tubim është angazhuar nga Partia Demokratike, duke e konsideruar organizimin në mbështetje të studentëve.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.