ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë të gjithë protestuesit e arrestuar pak ditë më parë gjatë aksionit të tyre

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë të gjithë protestuesit e arrestuar pak ditë më parë gjatë aksionit të tyre në zonën e Zogut të Zi.
Në seancën e vlerësimit të masave të sigurisë, trupa gjykuese e cilësoi si të paligjshëm arrestimin e kryer nga organet e rendit. Për rrjedhojë, gjykata vendosi të mos caktojë asnjë masë shtrënguese sigurimi ndaj tyre, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm.
Qytetarët u shoqëruan dhe u arrestuan nga policia pasi tentuan të bllokonin qarkullimin e automjeteve në nyjën kryesore të Zogut të Zi, si pjesë e protestës së tyre. Megjithatë, pas shqyrtimit të provave dhe rrethanave të ngjarjes, togat e zeza arritën në përfundimin se procedura e ndalimit të tyre nuk kishte bazë ligjore.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.