ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Reshjet intensive të shiut kanë sjellë bllokimin e akseve rrugore Theth–Ndërlysaj dhe Prekal–Theth. Për shkak të intensitetit të lartë të

Reshjet intensive të shiut kanë sjellë bllokimin e akseve rrugore Theth–Ndërlysaj dhe Prekal–Theth. Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve, në disa zona ka pasur rrëshqitje dherash dhe gurësh.
Aktualisht, mjetet e Bashkisë së Shkodrës janë në terren dhe po punojnë për lirimin e rrugëve.
Ndërkohë, u bëhet apel banorëve që të shmangin lëvizjet në këto akse dhe të udhëtojnë vetëm në raste emergjente.
Njoftimi:
“Mjetet dhe ekipet e Bashkisë Shkodër janë në terren dhe po punojnë për pastrimin e akseve rrugore Theth–Ndërlysaj dhe Prekal–Theth.
Reshjet intensive dhe stuhia kanë shkaktuar rrëshqitje gurësh në disa pika të këtyre akseve. Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, ekipet po punojnë për të hapur segmentet e bllokuara.
Moti i keq ka dëmtuar edhe urën në fshatin Ndërlysaj. Punimet për riparimin e saj do të nisin sapo të përmirësohen kushtet atmosferike.
U bëj thirrje banorëve të shmangin lëvizjet në këto akse dhe të udhëtojnë vetëm në raste emergjente”.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.