ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Pas një nate të vështirë, paraqitet më e qetë situata nga zjarret në Bashkinë e Peqinit. Gjatë gjithë natës është

Flakët në Peqin vihen në kontroll pas natës së gjatë! Operacion nga toka dhe ajri shpëtoi banesat
Mëngjesi e gjeti Peqinin më të qetë, pas orëve të gjata të luftës me zjarrin në zonë.
Qetësia u kthye me agim.
Dhjetëra efektivë zjarrfikës dhe ushtarakë punuan pa pushim gjatë natës për të frenuar flakët.
Mjetet ajrore ndërhynë sërish sot në mëngjes, duke zbutur intensitetin e flakëve dhe duke larguar rrezikun.
Fokusi kryesor ishte mbrojtja e banesave.
Zjarrfikësit ngritën një kordon sigurie rreth zonës së rrezikuar për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.