ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e quajtu “paturpësi ekstreme” deklaratën e Kryeministrit Edi Rama në SHBA se ish-presidenti amerikan,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e quajtu “paturpësi ekstreme” deklaratën e Kryeministrit Edi Rama në SHBA se ish-presidenti amerikan, Joe Biden, tradhtoi Hashim Thaçin.
“Joe Biden nuk është më president, por e thashë dhe më parë, në të gjithë karrierën e tij, ai votën dhe qëndrimin e ka pasur në favor të shqiptarëve. Nuk ekziston asnjë dokument në botë që Joe Biden t’i ketë premtuar një njeriu apo një tjetri se do ta mbrojë nga gjykimi dhe drejtësia”, tha Berisha.
“Të shfrytëzosh një vendim të padrejtë të një gjykate për të shpallur ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara tradhtar të Hashim Thaçit, pra njeri të pabesë ndaj këtij individi, do të thotë të jesh i zhveshur nga çdo normë morale. Dhe të kesh një hall aq të madh në këtë çështje, sa je i gatshëm të thuash çdo gjë. Por në fakt, ai që qëndron prapa këtyre proceseve dhe dënimeve është vetë Edi Rama”.
Çfarë tha Rama?
Të premten, gjatë fjalës së tij në një mbrëmje gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, Rama deklaroi se Joe Biden e tradhtoi Hashim Thaçin, pas dënimit të tij në Hagë me 25 vite burg.
“Po vuaj mungesën e dikujt që ka qenë gjithmonë i ftuar këtu, Hashim Thaçit. Ai nuk është me ne sot këtu sepse ky vend e tradhtoi. Sepse Joe Biden, që e quajti George Ëashington-in e Kosovës, e tradhtoi. Sepse edhe pse Gjenerali Clark bëri më të mirën, ky vend nuk bëri më të mirën. Jam i sigurt që ky vend mund të kishte bërë më shumë. Së pari duke mos lejuar që kjo farsë të niste”.
Dënimi i ish-drejtuesve të UÇK
Më 16 shtator, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, fajtor për krime lufte nga Gjykata Speciale për krimet e luftës në Kosovë. Thaçi, 58 vjeç, u dënua me 25 vjet burg për krime, përfshirë vrasje, torturë dhe ndalim të paligjshëm, të kryera kur ai ishte komandant i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë prillit 1998 dhe 20 qershorit 1999, kur Kosova po luftonte për t’u shkëputur nga Serbia.
Në vendimin e dhënë Gjykata tha se Thaçi u shpall fajtor për vrasjen e 96 kundërshtarëve politikë dhe personave të konsideruar bashkëpunëtorë të forcave serbe të sigurisë, të kryera nga pjesëtarë të UÇK-së gjatë konfliktit.
Për akuza të ngjashme, u dënua me 25 vite burg edhe Jakup Krasniqi. Kadri Veseli u dënua me 18 vite burg ndërsa Rexhep Selimi u dënua me 13 vite burg.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.