ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Banka franceze Crédit Mutuel Arkéa tha të martën se ishte goditur nga një sulm kibernetik që lejoi “transaksione mashtruese”, duke

Sulm kibernetik godet bankën franceze Crédit Mutuel Arkéa, dëmi 118 milionë euro
Të martën, Crédit Mutuel Arkéa, bankë franceze, deklaroi se ra viktimë e një sulmi kibernetik, i cili lejoi transaksione mashtruese. Sipas institucionit, situata “tani është nën kontroll” dhe klientët nuk do të pësojnë pasoja financiare.
Sipas CNN-së, dëmi nga sulmi vlerësohet në 133 milionë dollarë, pra rreth 118 milionë euro.
Mediat franceze raportojnë se rastin e zbuloi “ZachXBT”. Ai është një studiues amerikan që përdor pseudonim. Njihet ndërkombëtarisht për punën në sigurinë e kriptomonedhave dhe pastrimin e parave.
Ai njoftoi pardje se një “entitet i Bashkimit Evropian” dyshohej se kishte humbur “106 milionë dollarë”. Më pas, ai njoftoi të martën se kishte identifikuar tërheqje shtesë prej më shumë se 27 milionë dollarësh dhe zbuloi identitetin e bankës franceze.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.