ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar ndaj deklaratave të Sali Berishës, i cili e cilësoi

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar ndaj deklaratave të Sali Berishës, i cili e cilësoi atë si kriminelin më të rrezikshëm.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i grupit socialist ka nxjerrë gishtin e tij të gjakosur pas konfliktit me deputetin Flamur Noka. Balla shkruan se protestat e dhunshme nuk do të pengojnë procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
“Dhuna e Sali Berishës nuk e ndal dot agjendën Europiane të Shqipërisë”, deklaroi Balla.
Më herët, Berisha e cilësoi parlamentin si parlament të krimit dhe akuzoi Ballën për lidhje me krimin e organizuar.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.