ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka shkuar në Sarandë, ku po zhvillon një mbledhje urgjente me

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka mbërritur në Sarandë për të zhvilluar një takim urgjent me drejtuesit vendorë të forcës blu. Mbledhja vjen si reagim i menjëhershëm ndaj atentatit që tronditi sot qytetin bregdetar.
Artan Myrtaj, 44 vjeç, u ekzekutua nga dy persona që lëviznin me motor në një sulm me armë zjarri. Breshëria e plumbave pati edhe një tjetër viktimë. Xhevdet Skëndaj, 73 vjeç, u plagos në shpinë teksa po kalonte rrugën dhe ndodhej në vendin e gabuar në momentin e ngjarjes.
Takimi i urgjentës i drejtuesit të lartë të Policisë me strukturat lokale në Sarandë lidhet gjithashtu me valën e ngjarjeve kriminale që ka mbështjellë qytetin gjatë muajve të fundit. Situata ka nxitur reagimin e menjëhershëm të drejtimit qendror të Policisë për të vlerësuar masat e nevojshme.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.