ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Arabia Saudite ka mbyllur përkohësisht një nga tubacionet e saj kryesore të naftës, pasi u godit nga dronë të nisur nga Iraku. Tubacioni East-West, i gjatë rreth 1,200 kilometra, është një rrugë strategjike për eksportin e naftës saudite, pasi i lejon vendit të shmangë ngushticën e Hormuzit. Ai tran

**Arabia Saudite mbyll përkohësisht tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku**
Një prej rrugëve kryesore të eksportit të naftës së Arabisë Saudite, tubacioni "East-West", është jashtë funksionimit pas një sulmi ajror me dronë. Sulmi u krye nga territori irakian.
Rrjeti i tubacionit, i cili shtrihet për rreth 1,200 kilometra, përbën një pasuri strategjike për Arabinë Saudite. Ai siguron një rrugë alternative për transportin e naftës duke anashkaluar Ngushticën e Hormuzit. Sipas të dhënave, ky tubacion transporton mes 4% dhe 5% të furnizimit global me naftë.
Më herët, qeveria irakiane pranoi zyrtarisht se sulmi ishte planifikuar dhe nisur nga provincat e saj jugore, konkretisht nga Maysan. si rrjedhojë, komandanti përgjegjës për operacionet ushtarake në atë zonë është shkarkuar menjëherë, dhe hetimi për ngjarjen ka nisur.
Sipas autoriteteve në Riad, mbyllja e tubacionit është një masë paraprake e ndërmarrë pas sulmit. Sulmi shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale, teksa disa persona u plagosën në incident.
Qeveria saudite ka zgjedhur një qëndrim të përmbajtur për momentin. Ajo ka deklaruar se nuk do të ndërmarrë hakmarrje, duke vlerëzuar në të njëjtën kohë përpjekjet e qeverisë së Bagdadit për të parandaluar sulme të tjera të tilla.
Ngjarja vjen në një kontekst të tensionuar rajonal. Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme dhe avancimi i forcave rebele Houthi në Jemen po shtojnë shqetësimet për stabilitetin e rrugëve tregtare globale të naftës. Tregjet kanë reaguar menjëherë, çmimi i naftës së papërpunuar u ngjit mbi 100 dollarë për fuçi, nivel ky i arritur për herë të parë që nga muaji korrik.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.