ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Gjykata e Apelit, me gjyqtare Saida Dollanin, ka pranuar kërkesën e Ilir Metës për të mos qëndruar më në kafazin

Gjykata e Apelit, me gjyqtare Saida Dollanin, ka pranuar kërkesën e Ilir Metës për të mos qëndruar më në kafazin e qelqtë gjatë seancave gjyqësore.
Vendimi u shpall sot dhe Meta do të marrë pjesë në procesin gjyqësor me avokatin përkrah tij.
Meta doli nga kafazi i qelqtë gjatë shqyrtimit të çështjes që lidhet me afatet e paraburgimit, e cila po shqyrtohet nga gjyqtarja Saida Dollani.
Kjo çështje ishte shtyrë më herët për shkak të kundërshtimit të pezullimit të afateve të paraburgimit.
Gjatë seancës, Dollani urdhëroi që Meta të dilte nga kafazi dhe të ulej në sallë pranë avokatit të tij.
Ndërkohë, u shty shqyrtimi i kërkesës për zëvendësimin e masës së sigurisë, për shkak të mungesës së trupit gjykues. Seanca për këtë çështje është lënë për nesër.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.