ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Investigimi i Fox News për 101 organizata që veprojnë si celula koordinimi për protesta të dhunshme në disa shtete europiane,

Një investigim i Fox News për 101 organizata që veprojnë si qeliza koordinimi për protesta të dhunshme në disa vende të Europës ka nxjerrë në pah edhe Internacionalen Progresiste. Rrjeti ndërkombëtar i së majtës, ku bën pjesë edhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorrit, përfshihet në këtë skemë që prek Francën, Italinë, Belgjikën, por edhe Shqipërinë.
Analisti Martin Leka vlerëson se partitë e sapokrijuara nga Arlind Qori, Agron Shehaj dhe Adriatik Lapaj u dukën si një shpresë në zgjedhjet e shkuara. Në zgjedhjet e ardhshme, sipas tij, ato do të shuhen.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Leka ndaloi te heshtja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai nuk ka nxjerrë asnjë deklaratë për atë që ndodhi me djegien dhe shkatërrimin e kryeqytetit nga persona me maska. Për tema të tjera ai ka reaguar, ndonëse ndodhet pas hekurave.
Kjo, gjykon analisti, mund të ketë lidhje me disa figura brenda PS, si Elisa Spiropali, dhe me përplasjen e brendshme në atë forcë politike.
“Në këtë luftën e madhe hibride, ku lajmet e rreme përhapen me shpejtësi, ky informacion iu hoq maskën disa partive, që vitin e kaluar, ne kishim shpresë që diçka mund të ndryshonte në Shqipëri. Mendoj se ka rënë skema e tyre, në zgjedhje këto parti nuk do marrin sa në zgjedhjet e kaluara, por do të shuhen si parti elektorale. Gjithçka shkon tek vendi i vet, nga PD e kryesuar nga Sali Berisha, që po merr protestën në dorë. Më bën përshtypje fakti që ka disa ditë që Tirana është në agresion të madh të këtyre personave me maska, nuk kemi pasur asnjë deklaratë nga kreu i Bashkisë Tiranë, që ndodhet në burg. Si ka mundësi nuk ka thënë asnjë fjalë për qytetin? Kjo ka lidhje me disa elementë në PS, si Elisa Spiropali për luftën e brendshme në PS”, theksoi ai.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.