ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Pjerin Ndreu ka ironizuar Sali Berishën përmes një postimi në rrjetet sociale. Kryebashkiaku i Lezhës i kujton liderit demokrat ardhjen

Kryebashkiaku socialist i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka ironizuar kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, me një postim në rrjetet sociale.
Në qendër të reagimit është ambasadori i ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt. Sipas Ndreut, diplomati nuk e ka ftuar Berishën në pritjen e madhe të organizuar në zonën e ish-Bllokut dhe ende nuk ka zhvilluar asnjë takim me të.
Kryebashkiaku e lidh këtë fakt me vizitën e fundit të liderit demokrat në Shtetet e Bashkuara. Aty u përfol se atij i është hequr statusi “Non Grata”.
Ndreu kujton edhe bashkëpunimin e Berishës me Chris LaCivita, ish-këshilltarin e Donald Trump. Sipas tij, strategu amerikan u soll vjet në Shqipëri për të drejtuar fushatën zgjedhore të opozitës. Por tani, thotë Ndreu, LaCivita e ka lënë sërish jetim Berishën.
Në postimin e tij në Facebook, kryebashkiaku shkruan:
“Ore a iku i ripërtërirë ky Saliu në Amerikë, çka ka ky Ambasadori i ri i USA që nuk e takon?! Apo i dhanë një vizë me një thes me lekë me ndonjë lobim dhe i lanë njollën e përjetshme. Se na la edhe ai LaCivita që kushedi sa miliona euro gllabëroi dhe i lanë targën Saliut tonë duke e lënë jetim prapë! Aq qesharake u bë kjo histori, bashkë me ekzaltimin e militantëve miope sa skenari i një komedie do gajaste dynjanë dhe do bënte bujë ndërkombëtare! “
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.