ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Politikani Enkelejd Alibeaj ka propozuar që partitë opozitare të tërhiqen nga nxjerrja e kandidatëve në garën për Bashkinë Tiranë, në

Politikani Enkelejd Alibeaj ka propozuar që partitë opozitare të tërhiqen nga nxjerrja e kandidatëve në garën për Bashkinë Tiranë, në mënyrë që kandidati i vetëm të dalë nga lëvizja e protestës.
I ftuar në emisionin “Off the Record”, në A2CNN, Alibeaj vuri në dukje se nëse Berisha apo kryetarët e partive të tjera opozitare do të nxjerrin kandidat, kjo do të thotë se nuk e kanë seriozisht mbështetjen ndaj protestës.
“Vetëm për Tiranën, secila nga partitë parlamentare do duhet të deklarojë që tani: Në mbështetje të protestës dhe nuk do nxjerrim kandidat. Nga momenti që nuk do nxjerrin kandidat, do kuptohet në publik që kandidati i vetëm mund të mbijë vetëm nga fidanishtja e protestës. Meqë Berisha, Lapaj, Qori e thonë që janë në mbështetje të protestës… Politikani i madh në një moment shumë të vështirë për vendin, kur e ka provuar disa herë që nuk e mund dot regjimin që ka përballë, por ka parë një mundësi teorike të vetme që u bëkan bashkë edhe socialistë të zhgënjyer… Ose Berisha dhe të tjerët mbështesin protestën dhe s’duhet të nxjerrin kandidat. Ose në momentin që nxjerrin kandidat, do të thotë që ia kanë me të futur”, tha Alibeaj.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.