ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Libri ‘Albanian Files’ ka marrë vëmendjen së fundmi pas lajmit se SPAK po kryen hetime verifikuese. Ish-deputeti demokrat Edmond Spaho

Libri ‘Albanian Files’ ka marrë vëmendjen së fundmi pas lajmit se SPAK po kryen hetime verifikuese.
Ish-deputeti demokrat Edmond Spaho ka ironizuar opozitën si “dembele Stambolli” dhe e cilëson qesharake pretendimin për ta rrëzuar Edi Ramën me një libër arkitektësh që e ka botuar vetë.
“Ramës s’i vjen fundi nga një libër që e botoi vetë Opozita e pafuqishme si dembelët e Stambollit, shpreson ta rrëzojë me arkitektë”, thotë ai mes të tjerash në postimin e tij.
Postimi i plotë nga Edmond Spaho:
“U mbars mali dhe polli një mi.
Nuk kam dashur të shkruaj për këtë çështje, sepse do të më akuzonin si shërbëtor i Ramës. Por kjo nuk më ka penguar të qesh me të madhe.
Prej javësh predikohej që Ramës po i vjen fundi nga libri “Albanian Files”, të cilin ai e botoi vetë.
Në të vërtetë, për një njeri me mendje të shëndoshë, është shumë pak e mundur, për të mos thënë aspak, që të mendosh nëse këtu ka apo jo ndonjë mi?
Jo vetëm që nuk ka asnjë emër që po hetohet për “Albanian Files”, por nuk ka fare hetim nga Prokuroria e Posaçme dhe nuk ka për të pasur asnjë problem për Ramën në të ardhmen nga kjo histori.
SPAK ka regjistruar ankimimin, domethënë thjesht ka vendosur në ankimim një numër protokolli.
Rama ndoshta e meriton të ndiqet penalisht për shumë çështje, por nuk kuptoj se si një numër i madh analistësh dhe televizionesh gënjejnë me paturpësi qytetarët duke u thënë që Rama do të burgoset për “Albanian Files”.
Tmerr i vërtetë kur shikon që këtë idiotësi e artikulojnë eksponentë të rëndësishëm të opozitës.
Kaq e pafuqishme ndihet opozita në përballjen me mazhorancën, sa shpreson se Ramës do t’i vijë fundi nëpërmjet hetimit të arkitektëve të huaj.
Si do t’i vijë fundi pushtetit të Ramës nga një libër që ai e botoi vetë dhe që synon ta konvertojë në një muze arkitekture, ku çdo pavijon do të ilustrojë një nga arkitektët dhe veprën e tij në Tiranë, të përfshirë në libër?
Mblidhni, more, mendjen! Ne mund të kemi dëshirë ta heqim Ramën, por kjo nuk do të ndodhë sipas ëndrrave që ne shohim ditën e natën.
Shkoni, more, punoni në elektorat që të mund ta rrëzojmë Ramën në zgjedhjet e ardhshme. Nuk ka rrugë tjetër. Mos u bëni qesharakë deri atje ku nuk mban!
Vetëm idiotët, si plot analistë ekranesh, dhe dembelët e Stambollit, si opozita jonë, shpresojnë që Rama do të bjerë me librin “Albanian Files”.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.