ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Administratori i “Eco-alb SHA”, Leli Kaja u vu në pranga pasi mori një zarf me para. 4 mln lekë të

Administratori i shoqërisë "Eco-alb SHA", Leli Kaja, është vënë në pranga pasi u kap në flagrancë duke marrë një zarf me para. Bëhet fjalë për shumën prej 4 milionë lekësh të vjetra, kartëmonedha seritë e të cilave ishin regjistruar më parë nga SPAK.
Sipas hetuesve, zyrtari i inceneratorit të Elbasanit e kishte kërkuar dhe më pas e pranoi këtë shumë në këmbim të mospërmbushjes së detyrimeve për një procedurë ligjore. Pra, ai do të qëndronte pasiv dhe nuk do të vepronte aty ku ligji e detyronte.
Hetimet, që zgjatën katër ditë, u hapën pas një referimi të përcjellë nga Byroja Kombëtare e Hetimit. Struktura po shqyrton edhe marrëdhënie të tjera të dyshimta të administratorit me operatorë të ndryshëm ekonomikë, ndërsa gjatë operacionit u sekuestruan disa aparate celulare dhe dokumente.
Leli Kaja e mban postin e administratorit të "Eco-alb SHA" që nga tetori i vitit 2022. Të enjten ai pritet të dalë para Gjykatës së Posaçme, ku do të vendoset masa e sigurisë ndaj tij.
Mbetet e paqartë si do të shkojë seanca. Avokatët kanë paralajmëruar bojkotimin e proceseve për caktimin e masave të sigurisë në GJKKO, duke tërhequr listën e mbrojtësve kryesisht, pra atyre që caktohen nga shteti.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.