ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në 7 shtator në autostradën

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në 7 shtator në autostradën Tiranë-Durrës, ku një 45-vjeçar ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:20 dhe në të janë përfshirë pesë automjete. Sipas policisë, 45-vjeçari H. B. është përplasur fillimisht me një kamion, duke humbur jetën në vendngjarje. Pas përplasjes, në aksident janë përfshirë edhe tre automjete të tjera.
Tre drejtuesit e mjeteve dhe pesë pasagjerë janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, një grua, e dyshuar se drejtonte një prej automjeteve të përfshira, është larguar nga vendngjarja.
Ajo është shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje dhe për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 05:20, në autostradën Durrës-Tiranë, janë përfshirë në një aksident rrugor 5 automjete.
Shtetasi H. B., 45 vjeç, është përplasur me një kamion dhe, si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje.
Më pas, në aksident janë përfshirë edhe tre mjete të tjera, me drejtues shtetasit G. L., 59 vjeç dhe J. I., 34 vjeç, si dhe 5 pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa shtetasja A. V., e cila dyshohet se ka qenë drejtuese e njërit prej automjeteve të përfshira në aksident, është larguar nga vendngjarja dhe është shoqëruar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.