ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një 75-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur mbrëmjen e 3 tetorit në Rrugën e

Një aksident i rëndë në kryeqytet i ka marrë jetën një 75-vjeçareje. Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e 3 tetorit, përgjatë Rrugës së Dibrës në Tiranë.
Sipas Policisë, shtetasi me iniciale E. M., 20 vjeç, po drejtonte një motomjet kur goditi këmbësoren. E moshuara u transportua menjëherë në spital. Ajo ndërroi jetë atje rreth orës 22:40.
Edhe drejtuesi i mjetit mbeti i lënduar. Gjendja e tij paraqitet pa rrezik për jetën. Policia e arrestoi 20-vjeçarin në flagrancë. Materialet procedurale u referuan në Prokurori për hetime të mëtejshme.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.