ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Unazën e qytetit të Fierit (2 tetor). Një automjet tip Toyota

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Unazën e qytetit të Fierit (2 tetor).
Një automjet tip Toyota ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin rrethues të një banese. Përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit.
I plagosuri është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.