ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një aksident trafiku mes një autobusi dhe një kamioni ka ndodhur sot rreth orës 14:05 në fshatin Rixhevë të Klinës, në rrugën Pejë–Prishtinë.

Aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:05, në fshatin Rixhevë të Klinës, në rrugën Pejë–Prishtinë. Në përplasje u përfshinë një autobus dhe një kamion.
Përveç dëmeve materiale, dhjetë persona kanë kërkuar trajtim mjekësor. Bëhet fjalë për shoferin e autobusit dhe nëntë persona të tjerë.
Konfirmimin e dha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj. “Rreth orës 14:05 është raportuar një aksident trafiku në fshatin Rixhevë të Klinës, në rrugën Pejë–Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një autobus dhe një kamion. Përveç dëmeve materiale, sipas informacioneve të deritanishme, trajtim mjekësor kanë kërkuar shoferi i autobusit dhe nëntë persona të tjerë. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke u marrë me rastin”, deklaroi ai.
Hetimet për rastin po vijojnë. Për rrethanat e aksidentit, deri më tani, nuk janë bërë të ditura hollësi të tjera.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.