ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Një aksident rrugor është regjistruar gjatë natës në aksin Fier–Lushnjë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur pasi automjeti me

Një aksident rrugor është regjistruar gjatë natës në aksin Fier–Lushnjë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur pasi automjeti me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, automjeti drejtohej nga shtetasi E. B., 46 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke dalë jashtë karrexhatës.
Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri që udhëtonte me të, shtetasi H. Sh., 33 vjeç.
Të dy të plagosurit janë transportuar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk ka informacion të detajuar lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet që çuan në daljen e automjetit nga rruga.
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.