ABC24.al është gazeta dixhitale shqiptare që ofron lajme të besueshme, analiza të thelluara dhe reportazhe ekskluzive 24 orë në ditë.
Kompania SpaceX ka arritur për herë të parë të kapë me sukses pjesën e sipërme të raketës gjigante Starship gjatë kthimit të saj në Tokë. “ A mund ta besoni?”, u shpreh një komentator, ndërsa turmat e njerëzve të pranishëm në vendin e lëshimit në Teksas shpërthyen në brohoritje, transmeton ABC24.AL.

Kompania SpaceX ka arritur për herë të parë të kapë me sukses pjesën e sipërme të raketës gjigante Starship gjatë kthimit të saj në Tokë.
“ A mund ta besoni?”, u shpreh një komentator, ndërsa turmat e njerëzve të pranishëm në vendin e lëshimit në Teksas shpërthyen në brohoritje, transmeton ABC24.AL.
Kompania kishte planifikuar të kapte të dyja pjesët e raketës, atë të poshtme dhe të sipërme, duke përdorur krahë mekanikë të vendosur në kullën e lëshimit, të cilët njihen me nofkën “shkopinj”.
Megjithatë, përpjekja për të kapur përforcuesin e raketës u anulua disa minuta pas lëshimit të premten. Ai u drejtua drejt oqeanit, ku shpërtheu në flakë pak mbi sipërfaqen e ujit.
Pjesa e sipërme e raketës, e njohur si “Ship”, u kthye në Tokë të shtunën, disa minuta më vonë se orari i paraparë, rreth orës 15:20 sipas kohës lokale.
Kjo shënoi përpjekjen e parë të suksesshme për kapjen e kësaj pjese të Starship-it gjatë kthimit në Tokë. /ABC24.AL/
Shkruar nga
Redaksia ABC24
Artikujt e firmosur "Redaksia ABC24" përgatiten nga desku qendror i lajmeve — ekipi që mbulon lajmet 24 orë në 7 ditë. Sinjalet e lexuesve, lajmet e minutës së fundit dhe kërkesat për korrigjim kalojnë të gjitha nga kjo tryezë redaksie, ku çdo tekst rishikohet kolektivisht para publikimit.
Diskutimi
Komentet miratohen nga redaksia para se të shfaqen.