Zyrtare/ Besnik Hasi refuzon Fenerbahçen dhe zgjedh ekipin e ri për sezonin 2021

0
Gjigandi

Trajneri shqiptar, Besnik Hasi, ka vendosur të vazhdojë karrierën në Azi. Ai kishte një ofertë nga skuadra e Fenerbahçes, por që e ka refuzuar, pavarësisht mundësisë për të drejtuar një nga skuadrat më të rëndësishme të Turqisë.

Hasi ka vendosur të qëndrojë me skuadrën e Al Raed. Ai ka rinovuar kontratën me skuadrën arabe dhe diçka e tillë është zyrtarizuar dhe nga vetë klubi përmes një postimi në Twitter.

Al Read shkruajti thjeshtë: Hasi do të qëndrojë me ne! Shqiptari ka bërë një punë shumë të mirë me skuadrën e tij, prandaj drejtuesit i besuan sërish atij. Pjesa momentare ka ndikuar, pasi rroga që merr në Arabi është shumë e majme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu