Zyrtare/ Basha hetohet nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA

46

Një nga skandalet e ditëve të fundit që ka për protagonist një nga gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, ka shtuar dyshimet në media të lidhjeve të tij me eksponentë të lartë të politikës shqiptare.

Sipas disa mediave paraditen e sotme është zbuluar se një nga mbështetësi më të fortë në integrimin e gjyqtarrit Thanza në organet e drejtësisë ka qenë ish Kryeministri Berisha.

Lidhja midis tij dhe Thanzës vihet në dukje, në këmbënguljen që ish Kryeminitri Berisha ka patur për votimin e tij gjatë kohës që drejtonte maxhorancën.

Sipas burimeve të Shqiptarja.com Berisha i siguroi votat për kalimin e Thanzës me 3 vota të majta.

Nga ana tjetër Nishani e ka miratuar kandidaturën pa diskutim sipas shënimit të mëposhtëm.

“Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, dekretoj Z. Admir Thanza, emërohet anëtar i Gjykatës së Lartë. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Nr. Dekretit 8115, Tiranë, më 19.04. 2013. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani”.

You might also like
Comments