Zjarri në ishullin e Sazanit, reagon sërish Peleshi: Tymi rrezikon qëndrimin e banorëve në zone

0
Gjigandi

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar sëish këtë të hënë në lidhje me situatën e krijuar nga zjarri në Ishullin e Sazanit.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Peleshi thekson se tymi i krijuar rrezikon qëndrimin në zone.

Postimi i Plotë:

Prej orëve të para të ditës ka rinisur puna për shuarjen e zjarrit në ishullin e Sazanit. Situata vijon të jetë kritike, pasi flakët përhapen për shkak edhe të erës. Është shtuar numri i efektivëve që janë angazhuar në aksionin e shuarjes së zjarrit, me pjesëtarë të Flotiljes Detare në Pashaliman, efektivë të Forcave Speciale, zjarrfikëses së Vlorës dhe vullnetarë. Tymi i krijuar rrezikon qëndrimin në zonë, ndërsa përpjekjet po vijojnë për të mbajtur situatën nën kontroll.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu