Zjarret në Australi, 3 të vdekur dhe me mijëra të larguar nga shtëpitë

0
Gjigandi

Së paku tre persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë larguar nga shtëpitë e tyre si pasojë e zjarreve masive në Australi.

Mesnatën e sotme, në ditën e tretë të emergjencës më shumë se 100 vatra zjarri ishin aktive në New South Wales (NSW) dhe Queensland.

Kryeministri Scott Morrison deklaroi se ushtria mund t’u bashkohet 1300 zjarrfikës që ndodhen në terren.

Qindra civilë gjithashtu janë bërë vullnetarë për të ndihmuar  zonat e prekura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu