Zjarr në Lezhë, flakët përhapen në malin e Shelbuemit

0
Zjarr në Lezhë, flakët përhapen në malin e Shelbuemit
Gjigandi

Një vatër zjarri ka rënë pranë rrugës së vjetër nacionale Lezhë-Milot.

Flakët po shpërndahen me shpejtësi në malin e Shelbuemit, për shkak të erës që favoriyon përhapjen e flakëve.

Ndërhyrja mund të bëhet vetëm nga shërbimi pyjor, pasi zjarrfikësit nuk mund të veprojnë për shkak zjarri po ngjitet shpatit të malit.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarri, por dyshohet se ka ardhur nga pakujdesia. Në terren kanë shkuar edhe zjarrfikës për të penguar flakët që të shkojnë drejt lagjes Gurra të qytetit të Lezhës. /tch/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu