Zjarr në Lezhë, flakët dëmtojnë hekurudhën në Blinisht

0
Gjigandi

Në afërsi të fshatit Piraj të Njësisë Administrative të Blinishtit të Lezhës ka rënë zjarr i cili ka pushtuar hekurudhën dhe po digjen binarët e saj.

Zjarri i favorizuar nga era po avancon me shpejtësi ndërkohë që zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për lokalizimin e flakëve. Deri tani nuk ka njoftime për dëme në banesa.

Fatmirsisht vatrat e zjarrit janë jashtë qendrave të banuara, por kanë dëmtuar binaret e hekurudhes në një gjatësi të konsiderueshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu