Zhvillohet java e dytë e Superligës së Kosovës: Priping fitoi derbin ndaj Dardanisë

0
Zhvillohet java e dytë e Superligës së Kosovës: Priping fitoi derbin ndaj Dardanisë
Gjigandi

Me datën 10.04.22 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë u zhvillua java e dytë e kampionatit ekipor të Superligës së Kosovës. Në katëgorinë e meshkujve derbi i kësaj jave ishte në mes të dy klubeve nga Prishtina, Kpp Priping dhe Kpp Dardania ku fitoi Pripingu me rezultat 4-0 për të vazhduar kështu serinë e fitoreve.

Poashtu pretendentët për titull Kpp Lidhja e Prizrenit shënuan dy fitore të rëndësishme për ta ruajtur kreun e tabelës deri në javën tjetër ku do të kemi ndeshje direkte në mes të dy vendeve të para të tabelës (Lidhja e Prizrenit vs Priping).

Në kategorinë e femrave favoritët Drita dhe Ahmet Hoxha vazhduan serinë e fitoreve duke shënuar nga dy fitore për ta bërë më interesant vazhdimin e sezonit.

Ndeshje interesante ishte edhe ajo në mes të Ahmet Hoxha MK dhe Shpresa e cila përfundoi me rezultat të ngushtë 4-3. Dardania femrat largohen nga garat ekipore të Superligës pasi kanë më shumë se 3 ndeshje me rezultat zyrtar.

TABELAT DHE REZULTATET:

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu