Zhvillimi i tenderave/ Nga QSUT, KESH tek bashkitë, ja institucionet ndaj të cilëve ka pasur më s…

0
Zhvillimi i tenderave/ Nga QSUT, KESH tek bashkitë, ja institucionet ndaj të cilëve ka pasur më s…
Gjigandi

Agjencia e Blerjeve të Përqendruara është institucioni ndaj të cilit ka pasur më shumë ankimime nga operatorët ekonomikë pas procedurave të prokurimit të hapura nga kjo e fundit.

Komisioni i Prokurimit Publik njoftoi se për këtë institucion janë plot 77 ankesa në vitin e kaluar, ndërkohë që Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është e dyta, me 60 ankesa.

Në vendin e tretë renditet KESH sha me 28 ankesa. Më pas vijnë Bashkia e Durrësit me 16, Posta Shqiptare me 16, Bashkia e Elbasanit 14, Autoriteti Rrugor Shqiptar 12; Ujësjellës Kanalizime Durrës, 12; Bashkia e Shkodrës 11 dhe Ministria e Mbrojtjes, 11.

Sipas KPP, në total gjatë vitit të shkuar ishin mbi 700 ankesa dhe nga analiza e përgjithshme rezulton, se numri më i lartë i ankesave është paraqitur për procedurat e prokurimit në intervalet e fondeve limite, midis vlerave 1,000,000-5,000,000 lekë, e cila zë 32.03 % të totalit të ankimeve të paraqitura pranë Komisionit të Prokurimit Publik, ndërkohë që për procedurat me fond limit mbi 100,000,000 lekë, zënë rreth 6.64 % të numrit të ankesave.

Gjatë vitit 2021, numri total i autoriteteve kontraktore për të cilat është paraqitur ankesë në Komisionin e Prokurimit Publik është 223 (dyqind e njëzet e tre), ndërkohë që numri i operatorëve ekonomikë ankimues është 283 (dyqind e tetëdhjetë e tre).

RonaTyra

Por kryesisht për çfarë prokurimesh janë bërë ankesat?

“Nga mbi 776 6 ankesa të paraqitura nga operatorët ekonomikë, të shqyrtuara dhe të zgjidhura nga Komisioni i Prokurimit Publik, janë arritur 676 vendime përfundimtare. Nisur nga numri total i ankesave të shqyrtuara pranë Komisionit të Prokurimit Publik, rezulton, se 426 ankesa ose 54.9 % prej tyre, janë ankesa për kontrata për “mall”.

Për sa u përket kontratave për “shërbime”, nga përllogaritjet rezulton, se janë shqyrtuar 250 ankesa ose rreth 32.2% të ankesave në total, nga të cilat 29 prej tyre janë ankesa për shërbime në fushën e ruajtjes fizike. Për sa i përket procedurave për kontrata për “Punë Publike”, nga përllogaritjet rezulton, se janë shqyrtuar 96 ankesa ose 12.4 %, të ankesave në total”

, vlerëson KPP./ marrë nga Monitor.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu