Zhdukja e Martinajt më shumë i intereson Ramës, Hoxha: Interesimi lidhet me bastet

0
Gjigandi
Gazetari Poli Hoxha ka reaguar në lidhje me të shumë kërkuarin, Ervis Martinaj.

Hoxha shprehet se kreu i qeverisë, Edi Rama është i interesuar në lidhje me fatin Martinajt, ku thekson se ai e ka përdorur më parë për fushatë këtë çështje.

Sipas tij, çështja e Martinajt ka ndërlidhje politike, por edhe ekonomike pasi është një nga biznesmenët kryesorë ilegal të basteve.

“Zoti Rama është shumë i interesuar për këtë çështje sepse edhe e ka përdorur para fushatës, thoshte se lëviz drejtori i basteve, dimë targat. Kemi edhe këto lëvizjet në industrinë e basteve, vërtet do legalizohen, por ka qenë me të njëjtin intensitet. Ervis Martinaj ka qenë një nga kryesorët në tregun ilegal të basteve që edhe tani vazhdon.

Njerëzit të cilit dorëzojnë paratë në këtë treg ende të palegalizuar, thonë janë paratë për Ervisin. Se ku shkojnë këto para, kjo është tjetër çështje. Kjo është një çështje shumë e ndërlidhur, edhe ekonomike, e krimit të organizuar, e politikës dhe e pjesës së inkriminuar të policisë”,

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu