Zgjedhorja/ Reagon Rama: Rëndësi ka që do të hyjnë në zgjedhje…

0
Gjigandi

Menjëherë pas marrëveshjes së Këshillit Politik për administrimi zgjedhor, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Rama nuk ka kursyer edhe ironinë në reagimin e tij ku thekson se opozita në fund ka pranuar Kodin Zgjedhor siç ishte, por sipas tij rëndësi ka që u bë siç ata e deshën.
Statusi i kryeministrit Rama:
Pas 3 vjetësh marshim e 3 netësh ngujim na sollën fjalën e fundit: “Mirë e kishim ashtu siç e kishim”😀Po mirë, unë kam menduar e mendoj që ka edhe më mirë, po meqë LBPD janë të kënaqur me kaq për zgjedhjet e ardhshme, bujrum, si ta duan ata🤗
Rëndësi ka që: LBPD do hyjë në zgjedhje me Kodin Zgjedhor siç e deshën vetë✌️ ODHIR është dakord që kjo nuk e cënon lirinë e zgjedhjeve👍BE është e kënaqur, Shqipëria s’ka më pikëpyetje në prag të vendimit për datën e nisjes zyrtare të negociatave🇦🇱🇪🇺Ah po, mbaroi edhe revolucioni😀

Shkruar nga: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu