‘Zgjedhorja’, përfundon takimi i kryeministrit me opozitën në Kuvend/ Murrizi: Nuk do votojmë pa Listat e Hapura! Rama: Nuk patëm marrëveshje

0
Gjigandi

TIRANË- Ka përfunduar takimi i kryeministrit, Edi Rama me përfaqësuesit e opozitës së re për Reformën Zgjedhore. 

Në këtë takim sipas kryeministrit Edi Rama nuk është arritur ndonjë marrëveshje por sipas tij do mund të bëhen takime dhe diskutime të tjera për të gjetur konsensusin.
“Natyrisht që jo, Në fakt i mirëkuptoj përfaqësuesit e opozitës parlamentare. Ndihet e përjashtura dhe të fyer. Janë denigruar dhe janë fyer në mënyrë sistematike nga ata që në fakt i kanë sjellë në Parlament me firmat e tyre. Mbi të gjitha detyruese për Parlamentin. Ajo që mendoj se është e rëndësishme është që të vazhdojmë të diskutojmë. Dëgjova në tryezë akuza për tentativa blerje apo influenca jokorrekte. Akuzat ishin në bllok për ata që janë jashtë dhe në adresën tonë madje. Në nuk do shkojmë në rrugën e një zgjidhje ku do kërkojmë aritmetikën por në rrugën e një diskutimi për kushtet e një dakordësie. Nuk është në profilin tonë dhe në të mirën e diskutimit. Të krijohen kushte ku të gjithë të jenë të përfshirë. “ tha Rama.

Ndërkohë kreu i grupit demokrat në parlament, Muslim Murrizi në përfundim të mbledhjes me kryeministrin Edi Rama tha se opozita e re nuk do të tërhiqet nga kërkesat e saj.
“Nuk zgjati aq shumë se ne nuk jemi deputet apo pjesë ne tavolinë që mund të gënjeni, ta harroj Rama që mund të kalohet një sistem Zgjedhor me vota të trafikuara, nuk tërhiqemi nga kërkesat tona dhe do t’i institucionalizojë. Trafikimi është bërë edhe aset i partive të tjera të Këshillit Politik që kanë interes që kjo Reformë të kalojë. Kanë gatuar gjellë qensh prej 30 vjetësh, do të ketë radikalizim. Ne ikëm që Rama të vite brenda 48 orësh. Ne në Komision do vendosim kushte dhe sanksione në interes të shqiptarëve. Nuk ka fazë të dytë dhe as fazë të tretë. Javën tjetër qe do të mblidhet komisioni ne do të kemi propozime konkrete për ndryshimin e sistemit. Keni merakun që luajmë për veten tonë, pyesni Ramën, Lulin dhe Monën. Ne nuk hamë me lugë të papastruar nga cila do gjelle”, tha Murrizi.

Shkruar nga: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu