‘Zgjedhje farsë’/ Kryemadhi sherr me analistin: Si ju zgjodhi gruaja juve, pati tre kandidatë apo…

0
4
Gjigandi

Kryetarja e Lëvizjes Socialsite për Integrim, Monika Kryemadhi është përplasur mbrëmjen e sotme me analistin Artion Sulo. Teksa ishin të ftuar në “Open’, Sulo i cilësoi farsë zgjedhjet brenda LSI-së, pasi Kryemadhi nuk pati një kandidat që të garonte bashkë me të për postin e kryetarit të partisë.

Pas këtyre fjalëve, Kryemadhi tha se kjo gjë nuk kishte kuptim, dhe pyeti Sulon, nëse gruaja e zgjodhi mes tre kandidatëve. Sulo kërkoi që kryetarja  e LSI-së të mos e kthente debatin në personal.

Pjesë nga debati:

Sulo: Jo-demokratike zgjedhjet brenda LSI-së

Kryemadhi: Ka ikur dhe Ilir Meta. Në një parti politike kështu është. Mund të iki dhe Kryemadhi nesër. Mund të mos jesh titullar, por mund të jesh kontribues. Ne u krijuam si strukturë sepse kishte mungesë hapësirash.

Sulo: Pse bëni ju çfarë bën Rama, çfarë ofroni ju në popull kur bëni zgjedhje pa kandidatë, vetëm me ju me një kandidat?

Kryemadhi: Pse bashkëshortja juaj kur ju ka zgjedhur juve, ka pasur tre kandidatë?

Eni Vasili:  Jo kështu mos kaloni personale.

Kryemadhi: A këto shembuj nuk ju pëlqejnë juve?

Eni Vasili: Bashkëshortja e Artionit ka përgjegjësi për atë dhe familjen, ju keni për qytetarët.

Sulo: Duhet të jeni më shumë demokratë brenda partisë, nuk keni demokraci. Nuk bëhen zgjedhje pa kundërshtarë…

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu