Zgjedhja e Presidentit të ri/ Nga sot Bajram Begaj merret në mbrojtje nga Garda e Republikës

0
Zgjedhja e Presidentit të ri/ Nga sot Bajram Begaj merret në mbrojtje nga Garda e Republikës
Gjigandi

Kuvendi i Shqipërisë do të votojë sot kandidaturën e Partisë Socialiste, Bajram Begaj, si President të Republikës.

Po nga sot deri në pritje të marrjes së detyrës me ceremoni në Kuvend, ai do të mbrohet nga Garda e Republikës, e cila do jetë përgjegjëse për ruajtjen e kreut të ardhshëm të shtetit.

Nëse Bajram Begaj merr 71 vota e nevojshme, ai duhet të presë deri në 24 korrik për të marrë detyrën, ditën që i mbaron mandati Presidentit aktual, Ilir Meta.

Sipas nenit 88, pika 3 e Kushtetutës, “Presidenti fillon në detyrë pasi bën betimin para Kuvendit, por jo më parë se të ketë mbaruar mandati i Presidentit që largohet”.

PROCEDURA DHE AFATET

RonaTyra

Përpara se emri i Bajram Begajt të marrë votat e shumicës në Parlament, ka edhe disa hapa të tjera të përcaktuar në Kushtetutë.

Në orën 10:00, Grupi Parlamentar i PS-së mblidhet për të aprovuar kandidaturën e Kryeministrit Edi Rama për President.

Në këtë mbledhje, maxhoranca mbledhë firmat e të paktën 20 deputetëve, gjë që në kampin socialist nuk është problem.

Hapi i radhës është ai i depozitimit të kandidaturës në Kuvend, së bashku me firmat.

Kjo gjë ndodh brenda orës 12:00, në të kundërt edhe raundi i katërt do të digjet pa kandidat.

Afati i shqyrtimit të kandidaturës ora 16:00, nga ana e Komisionit të Ligjeve, i cili duhet të japë “OK” për pastërtinë e figurës së Bajram Begajt, 2 orë përpara se emri i tij t’i shkojë Kuvendit për votim.

Mandati i Presidentit në Shqipëri është 5 vite të plota dhe nëse merr mbështetjen e kuvendit, Bajram Begaj do jetë kreu i 8-ti i shtetit pas viteve ’90.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu