Zgjedhja e presidentit në Shqipëri, zbardhet drafti me propozimet e Partisë Demokratike

0
Zgjedhja e presidentit në Shqipëri, zbardhet drafti me propozimet e Partisë Demokratike
Gjigandi

Partia Demokratike ka përpiluar një draft mbi zgjedhjen e presidentit të ardhshëm shqiptar, që pritet t’ i propozohet deputetëve të kësaj partie që sipas burimeve të A2 pritet të diskutohet sot nga ore 14:00.

Në draftin e përpiluar, duke theksuar se “është detyrë kushtetuese e opozitës parlamentare për të marrë pjesë në procedurën e zgjedhjes së Presidentit, si mënyrë për të garantuar kushtetutshmërinë e saj, si dhe për të përcjellë interesin e qytetarëve në këtë proces”, demokratët propozojnë disa pika që kanë të bëjnë me integritetin e tij moral dhe profesional për përmbushjen e detyrës të presidentit.

Sipas draftit,

“kandidati për President i Republikës, gjatë 5 viteve të fundit, nuk duhet të jetë angazhuar në politikë aktive partiake, në kuptimin që të mos ketë mbajtur funksione politike; Kandidati për President të Republikës, përgjatë përvojës profesionale të tij, duhet të ketë dëshmuar publikisht aftësi të spikatura të integritetit, në kuptimin e kontributeve politike; Kandidati për President të Republikës duhet të bëjë transparencë të plotë dhe të dokumentuar të të gjitha të ardhurave dhe ligjshmërisë së pasurisë, si dhe të pagimit të të gjitha detyrimeve tatimore, Kandidati për President i Republikës nuk duhet të ketë qenë dhe të mos jetë bashkëpunëtor, informator ose agjent i ndonjë shërbimi sekret; Kandidati për President i Republikës duhet të plotësojë kushtet e pastërtisë së figurës në drejtim të dekriminalizimit”.

Demokratët shtojnë se “procesi duhet të synojë me çdo kusht zgjedhjen e Presidentit të Republikës me shumicë të cilësuar prej të paktën 84 vota”.

RonaTyra

Për sa i përket vetë procesit zgjedhor, drafti sugjeron një formulë që sipas PD-së mund të jetë e suksesshme.

“Palët bien dakord paraprakisht për kriteret e përzgjedhjes së Presidentit të Republikës. Kriteret e dakordësuara publikohen menjëherë; Opozita Parlamentare propozon 4 kandidatë për President të Republikës, që vijnë në mënyrë proporcionale nga fusha të ndryshme, të cilat paracaktohen në kriteret e caktuara sipas pikës 1. Këto propozime paraprakisht i nënshtrohen konsultimit publik; Mazhoranca përzgjedh 2 kandidatë që gëzojnë besimin më të madh; Një Komision i përbërë nga 6 anëtarë: 3 shumica parlamentare dhe 3 pakica parlamentare, shqyrtojnë 2 kandidatët e përzgjedhur dhe bien dakord për përzgjedhjen dhe propozimin e përbashkët të njërit prej kandidatëve. Kandidatura e përzgjedhur i nënshtrohet votimit në seancë plenare; Kjo procedurë përsëritet për çdo raund, ku skualifikohen kandidatët që nuk janë përzgjedhur sipas pikës 2, dhe kandidati që nuk ka marrë mbështetjen në seancë plenare; Shkelja e njëanshme e rregullave të procedurës i njoftohet zyrtarisht shumicës parlamentare dhe publikohet menjëherë. Në rast të mos riparimit të shkeljes ose në rast të shkeljes së përsëritur të tyre, opozita parlamentare tërhiqet nga pjesëmarrja e mëtejshme në proces duke treguar publikisht edhe shkakun”

, lexohet në draftin e siguruar nga A2 CNN.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu