Zbulohet proteina që përshpejton rritjen e tumoreve

0
Gjigandi

Ajo është proteina Nuak2, ekzistenca e së cilës u zbulua kohët e fundit nga një ekip i kërkuesve të Universiteti të Torontos, që është në gjendje për të përshpejtuar rritjen e tumoreve, duke i bërë ata më agresiv, shkruan e përditshmja italiane ”Il Giornale”.

Në mënyrë specifike, Nuak2 mundëson  sabotimin e molekulave që përbëjnë motorin gjenetik të qelizës duke modifikuar molekulat shkaktare për përhapjen e kancerit. Një seri eksperimentesh,  të kryera në kushte laboratorike dhe me minj laboratori, tregoi se bllokimi i kësaj molekule pengonte avancimin e tumoreve.

Proteina, në të vërtetë, lehtëson hyrjen në bërthamën e proteinave të ashtuquajtura ”sabotuese” Yap dhe Taz, që lidhen tek ADN duke rrotulluar jonormalisht gjenet që kontrollojnë ciklin qelizor. Ndër këto është i njëjti gjen, Nuak2, që pasi bëhet hiperaktiv, prodhon sasi më të mëdha të proteinave, duke sjellë edhe më shumë molekula ”sabotuese” në bërthamë.

Ndërprerja e tyre është e mundur, dhe kërkuesit e bënë duke mos aktivizuar Nuak2 përmes përdorimit të ilaçeve apo nëpërmjet manipulimit gjenetik. Në këtë mënyrë ata ishin në gjendje për të zvogëluar volumin e kancerit të gjirit tek minjtë, si edhe të ngadalësojë përhapjen në ”in vitro”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu