Zbulohet arsyeja pse Lady Gaga vendosi t’i japë fund lidhjes me Dan Horton

0
Gjigandi

Pak ditë më parë këngëtarja e njohur, Lady Gaga pranoi gjatë festës së martesës së mikes së saj se vetë ishte një zonjushë e vetmuar. Në këtë mënyrë 33-vjeçarja zbuloi se i kishte dhënë fund lidhjes me inxhinierin e audios, Dan Horton.

Mediat rozë kanë zbuluar sot se arsyeja që çoi në ndarjen e dyshes ishte fakti se Dan ishte shumë jo i matur sipas këngëtares. Kjo gjë ka sjellë edhe mosmarrëveshjet mes tyre, të cilat kanë vazhduar për disa kohë.

Kjo ka bërë që Dan dhe Lady të vendosin të jenë larg njëri-tjetrit, duke qenë se asgjë nuk po funksiononte kohët e fundit. Kujtojmë se lidhja e Gaga-s me inxhinierin e audios nisi në muajin korrik të këtij viti, atëherë kur të gjithë mendonin se ajo do të niste një histori dashurie me Bradley Cooper.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu